Autobusi del nga rruga, 19 të vdekur në Bangladesh


Të paktën 19 persona humbë jetën dhe dhjetëra u plagosën në një aksident autobusi në Bangladeshin qendror, tha policia të dielën.

Aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga autostrada në një kanal të thellë, njoftuan agjencitë.

Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga pasagjerët e lënduar janë në gjendje kritike, tha një zyrtar i policisë në qytetin e Shibçarës, ku ndodhi aksidenti.

Qyteti është 80 kilometra larg kryeqytetit Dhaka. Autobusi, i cili transportonte më shumë se 40 pasagjerë, ra në një kanal 9 metra të thellë buzë rrugës, pasi depërtoi gardhin e urës së sapondërtuar në lumin Padma.