Bujar Osmani nëse kryesimi me OSBE-në është me të vërtetë I’ts about peopele atëher le të jetë edhe për mua

Ejup Berisha

I’ts about people apo në perkthim në gjuhën e bukur shqipe Bëhet fjalë për njerëzit është sllogani i kryesimit të RMV-së me Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Europë- OSBE. Meqë kryesues me mbledhjet  OSBE-së në periudhën njëvjeqare  është Ministri i punëve të jashtme i RMV-së Bujar Osmani atëher atë dua ta pyes se cfar do të ketë  për njerëzit nga kryesimi i vendit tonë me OSBE-në apo cfar levërdie dhe cilat do të jenë të mirat  e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë shumë të rëndësishme ndërkombëtare. A bën Ministër Osmani të na  scaroj neve bashkshtetasve si dhe bashkombasve të tij se cfar  risishë do të kemi ne si njerëz që jetojmë këtu në RMV nga agjenda e kryesimit tonë me OSBE-në edhe pse e kamë parasyeshë se ky kryesim nuk i kushtohet vetëmse  Maqedonisë porse duhet të vepron edhe më gjërë në rajonin Europjan bile edhe pak më gjërë nëpër botë. Pra meqë më pelqeu sllogani atëher Z Ministër cfar ndryshimi do të ndjejmë ne si qytetar apo më sakt si njerez nga kryesimi i vendit tonë me OSBE-në. Motoja është shumë e bukur por me rëndësi janë veprat e jo vetëmse fjalët apo premtimet e bukura. Njerëzit dhe shtetet mund gjithmonë të premtojnë gjëra të bukura por nëse premtimet e dhëna nuk realizohen atëher gjithcka është e kotë. Bujar dua të të pyes se cfar të mirash dhe  levërdishë do të kemë unë personalisht nga fakti që vendi im tanime është kryesues me Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Ministër a do të vazhdon papunësia ime 10 vjeqare edhe pse partia yte është kryesuese e skenës politike vendore më tepër se 20 vite këtu në RMV. Ne nuk jemi armiq shekullor mes vete, të paktën nuk jemi më armiqsor se Ukraina dhe Rusia, që ju të coni inat me mua dhe të më anashkaloni në qështjet kryesore të rëndësishme për mua sic është punësimi dhe qështje të tjera që më tangojnë mua si shqiptar. Të paktën lufta e partise tuaj ndaj meje nuk është shpallur qe un ta di që ju me mua  jeni ne luftë, edhe pse shumica e luftërave nuk paralajmerohen por fillojnë befas. Unë ju garantoj se ju keni armiq të tjerë edhe më të rrezikshëm se mua por këtë gjë ju nuk keni arritur ta kuptoni,por merreni me mua si armik numer 1 tuajin që nuk është aspak e vertete dhe korrekte. Z Bujar Osmani nese kryesimi i RMV-se eshte about people atëher le te jete edhe About me qe do te thote le të bëhet edhe në të mirën dhe në leverdine time sepse edhe unë kamë të drejtë ti shijoj përparsitë dhe levërdite e angazhimit tonë si kryesues të OSBE-së, perndryshe duhet të ndryshohet motoja nga I’ts about people ne I’ts about the politicians. Dhe nëse si Ministër keni  aq dëshirë e vullnet që të kontribuoni për paqën në Ukrainë atëher kontrbuoni edhe për qetsimin e një njeriu i cili larg juve jeton jo me larg se dy km. Të paktën këtu ne të dy mund të bisedojmë dhe negociojmë në paqe pa tensione dhe trazira.