“Foshnja e parë për vitin 2025 është një vajzë e bukur, e quajtur AYA, e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”, duke u bërë simbol i fillimit të mbarë për vitin e ri. AYA është dhurata më e bukur për nënën e saj, zonjën Imran Ismail Etem, e cila gëzon shëndet të mirë pas një lindjeje cezariane të suksesshme.
Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari, zv/ministrin e Shëndetësisë dhe Politikës Sociale, pata kënaqësinë të vizitoj këtë familje dhe të ndaj emocionet e këtij momenti të veçantë. Ishim të mirëpritur ngrohtësisht nga drejtoresha e spitalit, znj. Pranvera Izairi, dhe stafi i përkushtuar i spitalit, të cilët kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi.
Për të shënuar këtë moment të veçantë, Komuna e Çairit i ka dhuruar një vauçer prej 30.000 denarësh familjes, si një shenjë simbolike për mirëqenien e foshnjës dhe një fillim të mbarë për jetën.
Në emër të qytetarëve të Çairit, i uroj një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot bekime, dhe falënderoj ekipin mjekësor për kujdesin e shkëlqyer që treguan!” ka shkruar Ganiu
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aktakuzë pas pesë vitesh ndaj Trifun Kostovskit, djalit të tij dhe ish-drejtuesve të Eurostandard Bankës
- Ljutkov: Faktet e ribalancit të Buxhetit janë të qarta dhe të verifikueshme
- “Sllavizimi i emrave të rrugëve”, të shtunën sërish do të protestohet në Tetovë
- Zv/drejtori i Doganave, Mustafë Dauti vizitoi vendkalimin kufitar në Novosellë: Shpreha vlerësim për profesionalizmin
- BDI-ja propozon 67 emra të rinj për rrugët e Tetovës! Abduli: Pika futet në rend dite, në fund vendos shumica
- Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
- Kos: Maqedonia ndër vendet me performancën më të lartë, prandaj do të përfitojë fonde shtesë nga Plani për Rritje
- Aksioni policor në Burgun e Shutkës, reagoi Avokati i Popullit: Kemi dërguar një ekip në terren
- “Zemra mal” – Rama poston foton i përqafuar me shefin e NATO-s: Shihemi në Shqipëri
- Misajllovski: Maqedonia u përshëndet si shtet i cili jep kontribut të konsiderueshëm në NATO