Beqiri nga Haraçina: Grupi i zjarrit, grupi i dështimit apo grupi mashtrues?!

Daut Beqiri

Ky grup nuk është gjë tjetër përpos një edhe grup tjetër politikanësh të harxhuar e dështuar, që kanë zhvatur popullin për 20 vite me radhë, duke keqpërdorur emrin e UÇK-së. Edhe tani, kur kanë nuhatur se po përfundon karriera e tyre politike e bashkë me të edhe zhvatja e popullit, vazhdojnë të këmbëngulin se burojnë nga UÇK-ja. Vendi ku u zhvilluan luftimet e fundit dhe përfundoi lufta në 2001- shin është Haraçina. Por çfarë keni bërë ju për Haraçinën? Vend i shkatërruar nga lufta: vend pa kushte elementare për jetë, pa kanalizim, pa ujësjellës, me shkolla që si plotsojnë kushtet për mësim, pa stadium, pa shkollë të mesme…

Për vite me radhë keni dhënë qindra premtime, por realizimi ka qenë zero. Nuk është vendosur asnjë gozhdë në këtë vend. E keni sjellur popullin në atë shkallë të revoltës e zhgënjimit sa, 16 vite pas luftës banorët t’ia besojnë menaxhimin e komunës me 100% shqiptarë, një partie maqedonase.

Nga mllefi pikërisht ndaj këtyre figurave në krye me Musa Xhaferin si zv/ kryeministër i atëhershëm, banorët e Haraçinës u detyruan të votojnë parti maqedonase me shpresë se do të ndërtojë të pakten kanalizimin dhe ujësjellësin, pasi në shekullin 21 ne nuk i kemi as këto kushte elementare, pavarësisht se në vendbanimet maqedonase realizoheshin projekte moderne si parqe për kafshë (për qenë dhe për maca). Për këtë është e çuditshme se tash kur kanë filluar punët nga e mbara, ata kërkojnë përgjegjësi se pse te shqiptarët nuk punohet e te pala tjetër po.
Jo hej, po ku ishit ju që nga viti 2001 që tash u zgjuat nga gjumi??
Ps: Ju përshendes me një foto nga Haraçina heroike. Edhe pse ju na nënçmuat dhe poshtëruat duke na sjell ujkun në kotar, prap se prap Haraçina ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare dhe krenare!