AlternAtivA: E përshëndesim nismën e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit


AlternAtivA e përshëndet nismën e partnerit tanë strategjik, Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, për t’u ballafaquar dhe për ta luftuar
korrupsionin politik në Maqedoninë e Veriut.
Neve na vjen mirë që kjo përputhet me propozim-amendamentin kushtetues
të Alternativës, me të cilin duhet të sanksionohet pamundësia që lëndët
e korrupsionit politik, për ndjekjen penale të veprave të shkaktuara nga
personat e emëruar ose të zgjedhur në të gjithë nivelet te pushtetit, të
mos mund të vjetrohen.
AlternAtivA është partia e parë politike që nga gjendja e pozitës së
partnerit të koalicionit qeveritar e propozon një zgjidhje të tillë. Po
ndodh për herë të parë më historinë e shtetit që AlternAtivA del me një
mekanizëm normativo-jurudik për t’u ballafaquar me korrupsionin politik.
Me këtë rast apelojmë te të gjithë faktorët e tjerë politike që ta
pranojnë propozimin tonë dhe përfundimisht të gjithë të dëshmojmë me
vepër se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me vesin më të ligë shoqëror,
e cila i tangon qytetarët, i shpërngulë të rinjtë dhe e devalvon
politikën si profesion.