Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara parandaluese të SPB Tetovë për këtë periudhë të vitit, zyrtarët policorë nga Departamenti i Parandalimit, sot (1 nëntor) vizituan tregun e madh të Gostivarit dhe realizuan takime të drejtpërdrejta me qytetarë shitësit dhe blerësit e të produkteve të ndryshme, kryesisht bujqësore. Në takime ata u shpjeguan dhe këshilluan që të kenë kujdes me kuletat dhe sendet e tjera me vlerë që mbajnë me vete, për t’u mbrojtur nga vjedhjet në xhepat e tyre.
Qytetarët u këshilluan gjithashtu të jenë të kujdesshëm në kontaktet me persona të panjohur të cilët u ofrojnë produkte me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, si dhe shërbime të tjera të ndryshme, brenda dhe përreth marketeve. Takime të tilla do të mbahen edhe në tregje të tjera të zonës më të gjerë të Pollogut, për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme dhe për të reduktuar krimet e pronësisë dhe mashtrimet.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI reagon ndaj Rijad Shaqirit! “VLEN të distancohet menjëherë nga kjo gjuhë e turpshme”
- Shaqiri iu përgjigjet kritikave: Reagimet tona do të jenë në përputhje me fjalorin që ata përdorin
- Shkup, dhëndri rrihet nga prindërit e gruas së tij
- “TAV Maqedoni”: Ka profile të rrejshme në internet me emrin tonë, nuk sheshim valixhe që kanë humbur
- Kallëzim penal për një mjek i cili më shumë se dy vjet punoi pa licencë në spitalin e Ohrit
- Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni
- ASH-Sela: Falja e organizatorëve të 27 prillit dhe përndjekja e shqiptarëve, (pa)drejtësia që solli Qeveria Vlen-DPMNE
- Grenell: Kurti i solli raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
- Dimitrievski nesër në Prokurori për “27 prillin”
- Deri në zgjedhjet lokale nuk do të ketë rekonstruim të Qeverisë