Shkruan: Nedai Shaholli
qyfyre nga kasabaja
Dje pasdite në Reçicë të Vogël ‘Zarrfikësi’ Ali, ka arritur me sukses të ‘shuaj zjarrin’ që ishte përhapur prej disa ditësh në stallën e madhe DUI, ku ‘grupi i zjarrit’ kishin gjuajtur me qëllim bishta të cigareve të pashuara në stallë për shkak të pakënaqësisë se nuk janë ata që duhet të kapërdisen në bordellon qeveritare por Tani i Grubëve!
Kësisoj, ‘zjarrfikësi’ i suksesshëm Ali arriti të neutralizojë ‘grupin e pleqëve të zjarrit’ që mezi qëndronin në këmbë para stallës së tyre në konferencën për shtyp, tashmë të dorëzuar dhe të platitur se nuk do hedhin më bishta cigaresh brenda në stallë nga inati i posteve që mban dikush tjetër dhe jo pleqtë e DUI-t.
Ja kështu përfundon edhe kjo grindje e pleqëve integtistë të babëzitur, që për para dhe pushtet ishin të gatshëm ta digjnin stallën e partisë vetëm e vetëm që të jenë ata në bordellon qeveritare dhe jo ardhacakët pa merita dhe pa kontribute në parti!
‘Zjarri’ për momentin u neutralizua dhe pleqtë e ‘grupit të zjarrit’ janë kthyer në shtëpitë e tyre të pakënaqur dhe të mërzitur se nuk arritën ta digjnin stallën e tyre DUI!
Një ditë të mbarë…