Në Tetovë do të mbahet Panairi i mjaltit me moton “Ditët e ëmbla të Tetovës”, që do të nis sot dhe do të zgjasë dy ditë në sheshin e qytetit të Tetovës informon Tetovasot.
Ky eveniment organizohet nga Shoqatat e bletarëve QYTETI I BLETËVE dhe MJALTI I POLLOGUT .
Gjatë kësaj feste të mjaltit, do të bëhet edhe shpërndarja e medaljeve për fituesit në Garat e katërta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Aëard” ku morrën pjesë 275 bletarë nga 21 shtete të ndryshme prej tre kontinenteve.
Hapja solemne filloi në orën 11:00 ndërsa prezent ishin përfaqësues nga pushteti qëndrorë dhe ai lokal.Tetovasot.