Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar mashtrimin e BDI-së që u mundua ta paraqes në opinion se kinse në sondazhe ka besueshmëri më të madhe te shqiptarët. Ai thotë se pretendimet e BDI-së sot i demantoi edhe Instituti për Hulumtime Politike. “Jemi dëshmitarë të një tentimit të ri të mashtrimit që na vjen nga ana e BDI-së, ku është zbuluar mënyra manipulative dhe e pasaktë se si ka përcjellë rezultatet e një ankete të realizuar nga UKIM (Instituti për hulumtime politike), duke pretenduar se gëzon përkrahjen më të madhe në opinionin publik. Këto pretendime janë përgënjeshtruar në mënyrë të qartë nga vetë UKIM, duke dëshmuar se raportimi nga ana e BDI-së është një përpjekje për manipulim të fakteve dhe dezinformim të opinionit publik. Është e papranueshme që një parti politike të shfrytëzojë emrin e një institucioni akademik të respektuar për të ndërtuar një narrativë të rremë politike. Demokracia jonë kërkon maturi, përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, jo propagandë dhe dezinformata. Opinionit publik i duhet të ofrohet informacion i saktë dhe i bazuar në fakte, për të ndihmuar qytetarët të bëjnë gjykime të informuara dhe të ndërgjegjshme. Ne qëndrojmë fuqishëm përkrah transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të së vërtetës si vlera bazë të shoqërisë sonë demokratike”, ka shkruar Blerant Ramadani.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Marihuanë në taksi dhe arrestime të tjera
- Sali: Barazia dhe besimi në institucione janë thelbësore për të ardhmen evropiane
- ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha
- Dita e Kulturës Japoneze me Javën e 19-të të Filmit Japonez, punëtori origami dhe çaj japonez
- LSDM: Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme për të shmangur përgjegjësinë për “Alta Bankën”, Bërvenica përdoret si alibi
- AVMU hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Nuk kishte censurë, vetëm zbatim të Kodit Zgjedhor
- “Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
- Bërvenica: Një fitore që flet përmes numrave
- Mohamed Alabar shet penthouse-in luksoz në Beograd në ujë, me sipërfaqe 344 metra katrorë
- Asani i reagon Kostovskit: Buteli nuk është pronë e jotja, qytetarët do të përgjigjen me votë