Kriza e përgjithshme po thellohet rreziqet po rriten, ku është politika që të ofrojë zgjidhje dhe shpëtim?
Ejup Berisha
Politikan të mençur, të zotë, të aftë dhe të pranueshëm janë ata njerëz që
merren me politikë dhe të cilët gjatë marrjes me këtë aktivitet shume të rëndësishëm, të vështirë dhe kompleks shoqëror e njerzor këta shtetin dhe shoqërine e nxjerrin nga veshtërsite dhe nuk e lejojnë që keto të futen në kriza, por jo ata politikan të cilët shtetin dhe shoqërinë e fusin akoma më thellë në kriza dhe në veshtersi te shumta të ndryshme. Profili i politikanëve të sotëm fatkeqsisht është ky i fundit ndërsa profili i politikanëve tjerë jan ata që u permendën në pjesën e sipërme të këtij shkrimi. Ngjashmëria mes këtyre dy kategorive të politikanëve është se të dy këto merren me politikë por dallimi mes tyre qëndron në faktin se kategoria e dytë e politikanëve ndikojnë shume keq dhe tepër negativisht mbi politikën dhe me këtë rast kjo reflektohet shumë keq dhe në mënyre të papranueshme mbi gjendjen e shtetit dhe të shoqërisë, e kategoria e parë e politikanëve ndikon dhe kontribon mirë dhe pozitivisht në politikë e kjo gjithsesi ka ndikim pozitiv dhe të pranueshëm mbi shoqërinë dhe shtetin. Sot fatkeqsisht shumica dërmuese e politikanëve duhet të quhen baballarë dhe mjeshtër të vështërisive, të rreziqeve dhe të krizave. Si rezultat i veprimeve të tyre të këqija dhe destruktive të gjitha shoqeritë dhe shtetet janë futur në krizë të thellë e shumë të vështirë. Kjo kriza e tanishme pra është shumë e madhe dhe e përgjithshme. Në këtë kohë e gjithe bota ndodhet në krize dhe atë më të madhen që e njeh historia e njerëzimit. Kur dikush dhe dicka ndodhet në krizë atëher të gjitha energjite përpjekjet dhe aktivitetet e njerëzve duhet të orientohen rreth bërjes së lëvizjeve dhe punëve për daljen nga kriza. A po bën sot dikush përpjekje, e a po ndërmerren hapa si dhe a po bën ndojkush ndonjë lëvizje për dalje nga kriza. Përgjigja e njerëzve të mencur dhe të vetedijshëm për realitetin dhe situatën reale në të cilën ndodhen shoqëritë dhe shtetet e botës sot është një JO me shkronja të mëdha. Për individët e tjere gjithcka është shumë në rregull dhe ky realitet duhet të vazhdon të kultivohet dhe të lejohet që të jetë kështu sic është. Deri kur dhe deri ku derisa të mos shkaterrohet bota e bashk me të edhe i tërë njerëzimi. Pyetje logjike që sot duhet ta parashtron cdo njeri i vetedijshëm për gjendjen dhe realitetin dominant në botë është kjo.Pse angazhohen politikanët në politikë dhe pse këta paguhen tepër shtrenjtë si rezultat i angazhimit të tyre në të, pra këta athua vallë angazhohen dhe paguhen per të lejur që të ndodhin krizat apo të njëjtët angazhohen dhe paguhen për ti pamundësuar apo dhe për ti zgjidhur krizat. Përgjigje shumë logjike në këtë pyetje është se politikanët paguhen që të angazhohen për arritjen e qëllimit apo objektivit të dytë e jo për mundësinimin dhe lejimin e objektivit apo dhe qëllimit të parë. Për ta arritur objektivin dhe qëllimin e dyte disponimi dhe përpjekjet e shumicës së politikanëve duhet të orientohen drejt rregullimit të raporteve dhe elimimimin e dobesive si dhe për shmangijen e mangësive të cilat shkaktojnë crregullime dhe kriza në shoqëri dhe në shtet. Politikanët duhet të jenë aktorë apo dhe arkitekt kryesor me qëllim që të ofrojnë mundësi, dhe të miratojnë por edhe të zbatojnë masa efikase dhe efektive për dalje nga krizat, e jo të lejojnë paraqitjen dhe thellimin e tyre. Është shumë keq kur politikanët nga aktor serioz dhe konstruktiv në realitetin politik fillojnë të luajnë rol negativ dhe të sillen në mënyrë destruktive dhe të kontribojnë negativisht në shtet dhe në shoqeri kjo sa i përket qështjes së mundësisë së paraqitjes dhe egzistimit të krizave. Një fjalë e mencur njerëzore thotë më mirë është të shmanget dhe të evitohet sesa të lejohet e të mumdësohet kriza, dhe me kete rast ta pësojnë keq nga prezenca dhe veprimi i saj njerëzit.
A ka situatë më të keqe dhe më të rrezikshme se mundësia e rrezikut nga shperthimi i luftës së tretë botërore, nuk ka prandaj le të grumbullohen të gjithë politikanët pozitiv, të mencur, të vetedijshem dhe largpmes të mbar botës dhe le ta shmangin krizën apo katastrofën e cila ka mundësi të ndodhë nga mundesia e shpërthimit të luftës së tretë botërore me mundësi për përdorimin e armëve atomike. Politikanët sot duhet ta ofrojnë stabilitet e siguri me qëllim që ta pamundësojnë shpërthimin e luftës globale me pasoja katastrofike apo shkurt e shqip thënë këta duhet të ofrojnë shpëtim.