Nga Skënder MULLIQI
Tragjedia e një populli është kur pushtetin e marrin budallënjët dhe psikopatet.Të tillët tentojnë të zhdukin popujtë dhe shtetet për rreth , të shdukin edhe popullin e vet e shtetin e vet, dhe në fund e asgjësojnë edhe veten.I tillë ishte Hitleri, i tillë ishte Millosheviqi, është Putini ,Vuqiqi e ndonjë tjetër.Gjithmonë njerëzit e tillë e dëshirojnë fuqinë mbi të gjithë, dëshirojnë më çdo kusht territoret e huaja , ku numri i të vdekurëve iu duken lojë.Eshtë tragjike të njohesh njerëzit e tillë , të cilët i ndalë në marshimin e tyre makabër vetëm forca.Më forcë u ndalë Hitleri, më forcë u ndalë Millosheviqi, më forcë duhet të ndalët edhe Putin, dhe ndonjë diktatorë i vogël.Për tiranët nuk kan rëndësi varrët, nuk kan rëndësi qytetet e rrënuara , nuk kanë rëndësi as të ikurit civilë të luftës.Këtyre nuk iu intereson as populli i vet, pos rolit të tyre historic çfardo qoftë ai. Psikopatet në pushtet janë bërë problem botëror.Më ta nuk ka zhvillim të dialogut, dhe nuk ke as për çka të bisedosh .Nuk iu intereson asgjë vetëm pushteti i tyre apsolut.Egoja e tyre është e sëmuar rënd, e pa shërueshme.Njerëzitë normal nuk rezojnë në mënyrë shkatrrimtare. Pak kush ka besuar që tirani Putin do të bënte një invazion ushtarak pushtues mbi një vend sovran në shekullin 21.Nese njerëzve të tillë iu lëshohet shumë terren për pushtim, ata nuk ndalën në apetitet për pushtime të reja.Kështu ka ndodhur në Luftën e Parë dhe në Luftën e Dytë Botërore.Të tillët më çdo kusht duhet mposhtur në frontin e luftës .Na kujtohet të gjithëve mirë së çka dëshirojë Millosheviqi më rastin e shkatërrimit t ë ish-Jugosallavisë.Dëshirojë që më çdo kusht ti arrinë objektivat pushtuese për formimin e Serbisë të Madhe, që të njejtin synim e ka edhe sot presidenti Aleksander Vuqiq. Psikopati Putin më psikapatin e vogël serb, Vuqiq, ushqehën mbi vuajtjët e popujëve të tjerë.Ne luftën agresive nuk ka asgjë racionale.Këta dinë më vra , më rrënu, më zhdukë civil në istikame të luftës, më përndjekë…Putin në Ukrainë dhe Vuqiq në rajon po kërcënojnë më luftë bërthamore, dhe më ndërhyrje ushtarke në Ballkan.Këta njerëz dhe përkrahësit e tyre iracional e agresiv , i ndalë vetëm forca .Këta as që mendojnë racionalisht të gjejnë ndonjë dalje paqësore nga lufta .Më këta është vështirë të zhvillohen bisedime për paqën.Idetë e tilla arrogante e psikopatike duhet asgjësuar sa më parë bota përparimtare.Putin duhet ndëshkuar e izoluar sa nuk është bërë tepër vonë , siq kishte ndodhë në Luftën e Dytë Botërore, dhe më rastin e shkattërimit të ish-Jugoslavisë, ku u intervenu pak më vonesë.Nese dorëzohet Ukraina, është dorëzuar Evropa.Nese Ukrana fiton , Evropa është e sigurtë. Edhe Putin duhet të përfundon si Hitleri në bunker, apo si Millosheviqi në Hagë. Kur u hoqë qafe Hitleri Evropa dhe bota moren frymë lirshem.Kur Millosheviqi shkojë në Hagë gjithë rajoni u qetësua.Nese Ukraina vazhdon ta çliron territorin e vetë, do të jetë fundi i Putinit…