Nesër nis “Sunny Hill”, publikohet ora e hapjes dhe mbylljes së dyerve

Tashmë gjithçka është gati për Sunny Hill Festival.

Festivali që nis nesër, ka njoftuar përmes faqes zyrtare se dyert hapën në orën 12:00 dhe mbyllen në 22:00.

“Ju lutemi ejani herët për të shmangur pritjet në radhë të gjata”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Sunny Hill nis më 4 gusht dhe do të vazhdojë deri më 7, me super-perfomanca nga artistë të famshëm në botë, deri tek yjet vendor.