Vuçiq do të konsultohet me Ramën dhe Kovaçevskin për pjesmarje në Samitin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot paralajmëroi se nesër do të ketë konsultime me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, si dhe me Qeverinë e Serbisë për Samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, dhe madje atëherë do të sjell vendim nëse do të udhëtojë për në Bruksel, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Atëherë do të sjellim vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë pozite do të kemi”, deklaroi Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka marrë ftesë për pjesëmarrjen në Samitin më 23 qershor në Bruksel, nëse do të shkojë dhe cili do të jetë qëndrimi i Serbisë në këtë takim.

Vuçiqi tha se të premten ka marrë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të BE-së ditën e enjte në Bruskel, duke theksuar se kjo “do të jetë ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian”.

“Do të presim, nesër do të kem konsultime në kuadër të Ballkanit të Hapur, me Ramën dhe Kovaçevskin dhe kështu do të kem konsultime edhe me anëtarët e Qeverisë serbe dhe më pas do të sjell vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë pozite do të kemi”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se që tani mund ta thotë mendimin e tij, por se megjithatë nuk do ta bëjë këtë para se të konsultohet me Qeverinë serbe dhe para se të shkëmbejë mendime me anëtarët tjerë të nismës Ballkani i Hapur, për ta dëgjuar mendimin e tyre.