-ads3-

“Brenda vitit, raketa e gjeneratës së fundit Sarmat RS-28 do të jetë aktive, duke “ i dhënë garanci Rusisë kundër kërcënimeve të tanishme, si dhe duke bërë që kërcënuesit të mendohen dy herë”.

Këto ishin fjalët e vetë presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi me të diplomuarit e akademisë ushtarake në Moskë.

Raketa balistike interkontinentale Sarmat RS-28 cilësohet si më e fuqishmja në dispozicion, dhe ishte testuar fillimisht në prillin e këtij viti.

Raketa njihet me emrin Satan-2 në vendet e Perëndimit, dhe sipas ndërtuesve ka kapacitetin për të shmangur çdo sistem antiraketor të njohur.

Raketa që mund të përshkojë mbi 13 mijë kilometra dhe ka kapacitetin për të mbajtur deri në 13 bomba atomike brenda saj.

Zyrtarizimi vjen në një moment tensioni të madh, jo vetëm në Ukrainë, por tashmë edhe në kufijtë Lituanisë dhe enklavës së Kaliningradit, si dhe me vendet e tjera perëndimore për shkak të kufizimit të gazit.