Vjet nga vdekja e dhunshme jetën e kanë humbur 677 persona

Nga vdekja e dhunshme vjet në shtet jetën e kanë humbur 67 persona, që është për 54,6 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Siç njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë, të vdekurit nga vdekja e dhunshme marrin pjesë me 2,4 për qind në mortalitetin e përgjithshëm. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë dhe në vitin 2021, si dhe në vitet paraprake, pjesëmarrje më të madhe kanë meshkujt edhe atë 61,9 për qind. Në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë “aksidentet” me 83,3 për qind, “vetëvrasjet” me 15,5 për qind dhe “vrasjet” me 1,2 për qind.

Në kategorinë “raste aksidentale” pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga “arsye të tjera të jashtme për lëndim të rastësishëm” me pjesëmarrje prej 65,1 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme. Tek kategoria “vetëvrasje” megjithatë, më e madhe është pjesëmarrja e rasteve tek të cilët vdekja është shkaktuar për shkak të “varjes dhe mbytjes” me pjesëmarrje prej 8,3 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme. Derisa në kategorinë “vrasje” rastet tek të cilët vdekja është shkaktuar për shkak të “tentimit për shkaktim të lëndimit trupor me të shtëna nga një person tjetër dhe nga armë e pashënuar e zjarrit” dhe për shkak të “tentimit për shkaktim të lëndimit trupor në mënyrë të pashënuar”, marrin pjesë me nga 0,4 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme.