Vjen dorëheqja e tretë nga dega e ASH-së -Saraj, tani kryetari i nëndegës. ASH drejt shpërbërjes (FOTO)

Pas zgjedhjeve të kryetar[ve në disa degë të ASH -së, dega e Sarajit ka nisur me paknaqësitë e mdhaja duke dhënë dorëheqje të një pasnjëshme nga partia dhe lideri i tyre Ziadin Sela.

Gaci Ali është i treti që jep dorëheqje, por ky i fundit si kryetar i nëndegës Kopanicë ku sipas tij ASH-ja nga një subjekt ku debati i brendshëm ishte vlerë u shëndrua në një subjekt që nëse mendon ndryshe bëhesh i padurueshëm dhe i papërshtatshëm për disa brenda partisë.

Ja letra e plotë e Gaci Aliut 

Të nderuar miq e të dashur anëtarë të Alencës për Shqipëtarët!

U bënë plot 7 vjet nga themelimi i këtij subjekti i cili u formua si rezultat i paknaqësive të shumta në skenën politike nga udhëheqësia e asaj kohe me pushtetin!

Jam munduar ti qëndroj besnik këtij zotimi përgjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë rrugëtimi e cila ishte me plot sfida e pengesa nga më të ndryshmet e që me forca të unifikuara kemi arritur ti tejkalojm. Ato nuk jan ndalur as sot që po e shkruaj këtë tekst porse u ndalën dhe u dorëzuan shokët e idealit.

ASH-ja nga një subjekt ku debati i brendshëm ishte vlerë u shëndrua në një subjekt që nëse mendon ndryshe bëhesh i padurueshëm dhe i papërshtatshëm për disa brenda partisë.

U sollëm në situata ku thirrjet e mbledhjeve duheshte të shtyhen për shkak frigës së ballafaqimit me mendimtarët ndryshe dhe u sollëm në situata ku anëtarët e kuvendit fshihen nga lista ose të kërcënoheshin sepse mund të mos jenë të vijës së njëjtë.

Kam qenë idhtarë i debateve të ashpëra brenda strukturave dhe jo i fjalëve të “ëmbla” jashta forumeve. Duhet të them se nuk ishim kështu dhe asnjëher nuk e kam besuar se në mesin tonë mund të kemi njerëz që pozita dhe lakmia për pushtet mund ti ndryshojë.

I ngritëm strukturat me shumë kujdes dhe me njerëz të zgjedhur ku secili ishte më i mirë se tjetri.E dijnë të gjithë se çdoher jam përpjekur që çdo sfidë dhe problem që është paraqitur brenda strukturave ta zgjidhim në mënyrën më të mirë e që disa herë kam patur përkrahje edhe nga të tjerë, por u lodhën shpejt.

Humbi sinqeriteti, humbi besimi i ndërsjellë, humbi transparenca e filluan edhe paragjykimet! Thjesht e humbëm identitetin me të cilin na njiheshin njerëzit.

Prandaj, duke mos patur mundësin për të ndikuar edhe më tej në vazhdimin e mbajtjes së rrugës të cilën bashkë e kishim trasuar, duhet të ju informoj se i ngri aktivitetet në ASH -ë.

Në fund falenderoj të gjithë shokët që i kisha nga fillimi e deri në fund (e dinë ata se kush janë❤️), të gjithe aktivistët dhe gjithe të tjerët antarë e përkrahës që më besuan, më përkrahën e më ndihmuan.

Mbeteni gjithmon në zemrën time si njerëzit më të mirë që kam takuar diku.

P.s. E ndjeja për obligim për ta bërë publike për shkak të njerëzve të cilët un i kam ftuar të na bashkangjiten në ASH dhe dua që ta kuptojn se nuk i lash në baltë por nuk më lanë zgjidhje tjetër..

Me respekt,

Kryetari i Nëndegës F.Kopanicë dega Saraj