Tupançevski: Votimi i mosbesimit një moment i ri, propozimi francez të shqyrtohet me kujdes

Votimi i mosbesimit të Qeverisë së Bullgarisë është një moment i ri, propozimi francez të shqyrtohet me kujdes, deklaroi sonte ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupaneçeski.

Duke folur lidhur me votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare, në emisionin e sontëm në televizionin Alfa, Tupançeski tha se nevojitet të presim si do të zhvillohen punët.

“Është fakt që shteti ynë u tregua kooperativ për arritjen e qëllimeve më të larta, megjithatë është fakt se në disa raste ka humbur ajo që është premtuar, nëse kjo do të ketë refleks më të gjerë, implikim lidhur me ngjarjet e deritanishme thënë kushtimisht, që ishin midis shtetit tonë dhe partnerëve evropianë dhe të tjera, do të shohim si do të jetë. Ky është një moment i ri, të presim si do të zhvillohen punët, informacioni sapo u plasua se është votuar mosbesim në Bullgari, të mos i lidhin direkt dy segmentet, njëri segment ishte Marrëveshja e Prespës dhe ky është segmenti i dytë, e tërë kjo është në arritjen e qëllimeve më të larta”, deklaroi Tupançeski.