Trençevska: MPPS ndërmerr aktivitete në rritjen e numrit dhe cilësisë së familjeve nën kujdes


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), përmes zgjidhjeve ligjore, strategjive, programeve dhe aktiviteteve punon në krijimin e kushteve që çdo fëmijë të rritet dhe të zhvillohet në mjedis më pranë familjes.

Zgjedhja e drejtë e formës së mbrojtjes së fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore u mundëson fëmijëve të zhvillohen në individë të shëndoshë të cilët do të duhet të bartin përgjegjësinë si të rritur të gatshëm për të ardhmen, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ministrja mbrëmë mori pjesë në fushatën “Shtrij dorën dhe ndrysho jetë- bëhu përkujdesës!” në Manastir ku u ndal në politikat dhe ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete të Qeverisë dhe Ministrisë në drejtim të avancimit të mbrojtjes së fëmijëve.

Qëllimi i fushatës i cili filloi në fillim të qershorit, është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e familjeve nën kujdes dhe roli i tyre në shoqëri.

“Ministria duke zbatuar procesin e deinstitucionalizimit, ka ndërmarrë disa aktivitete në zhvillimin e kësaj forme të mbrojtjes përmes miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, udhëzime dhe programe pune, si dhe trajnime nga punonjës profesionistë me qëllim rritjen e numrit dhe cilësisë së familjeve nën kujdes”, tha ministrja.

Trençevska theksoi se në fushën e zhvillimit dhe avancimit të shërbimit akomodim në familje përkujdes bëhen përpjekje për zgjerimin e rrjetit, ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjet ekzistuese nën kujdes dhe të zhvillohen familje të specializuara të kujdesit.