Top 10 klubet me më së shumti ndjekës në Instagram


Me rreth një miliard përdorues aktivë, Instagram është një nga platformat kryesore të rrjeteve sociale.

Ne shohim shumë organizata profesionale që përdorin këtë platformë për të komunikuar me mbështetësit e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë është lista e top 10 klubeve të futbollit më të ndjekur në botë.

10. Arsenal

17 herë fituesi i FA Cup, Arsenal është në vendin e 10-të, me 22 milionë ndjekës, derisa ka mbi 14 mijë postime.

Kampioni i Anglisë, Manchester City duket se ka një numër mjaft të lartë të ndjekësve, pavarëishst që shquhet si një klub me më pak fansa.

9. Manchester City

City ka mbi 32 milionë ndjekës në Instagram, me 17 mijë postime.

Bayern Munich
Kampioni i zakonshëm i Gjermanisë, Bayerni është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Bavarezët kanë mbi 32 milionë ndjekës, ndërsa me mbi 15 mijë postime.

Chelsea
Chelsea ka në total 34.6 milionë ndjekës, derisa 16 mijë postime.

Liverpool
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpooli është një ekipet me më së shumti tifozë në mbarë botën.

Faqja e tyre në Instagram ka 39 milionë ndjekës dhe 19 mijë postime.

5 Juventus

Skuadra italiane me më së shumti tituj të ligës, Juventus është prej ekipeve me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale.

Në Instagram skuadra italiane ka mbi 53 milionë ndjekës.

4.Manchester United

Skuadra me më së shumti trofe të FA Cup, Manchester United ka në total prej afër 60 milionë ndjekësve.

Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germaini mban rekordin për më së shumti tituj të ligës.

Skuadra nga Parisi ka një faqe në rrjetin social Instagram, me mbi 60 milionë ndjekës.

Barcelona
Njëri prej klubeve më të suksesshëm në botë, Barcelona ka tejkaluar shifrën e mbi 100 milionë ndjekësve në Instagram.

Real Madridi
Derisa në vendin e parë janë mbretërit e Evropës, Real Madrid, por që kanë vetëm 6 mijë postime, një numër shumë i ulët në krahasim me shumë klube të tjera.

Por, pavarësisht kësaj, Real Madridi është klubi me më së shumti ndjekës në rrjetin social Instagram, ku faqja e tyre rishtas ka arritur shifrën e 120 milionë ndjekësve.