Si dështuan 42 kryetar komunash të VMRO, nuk arritën të sjellin as nga 150 qytetarë në protestë

Sipas vlerësimeve të institucioneve kompetente, sonte në protestën e VMRO-DPMNE-së para ndërtesës së Qeverisë kanë qenë të pranishëm nga 12 deri në 14 mijë qytetarë.

Përveç që flet për kapacitetin e dobët të partisë për të animuar anëtarësinë e saj, flitet edhe për atë se si perceptohen kryetarët e VMRO-DPMNE-së në komunat që ata udhëheqin.

Nëse ndjekim logjikën se gjysma e të pranishmëve në protestë janë nga Shkupi, gjë që ka qenë praktikë e vazhdueshme e protestave dhe simpatizantëve të dy partive më të mëdha politike, atëherë vijmë në faktin se nga brenda në protestë ishin të pranishëm mes 6000 dhe 7000 qytetarë.