Reperi i njohur “martohet” me 23 vajza


Drake nuk është gati që të qëndrojë me një grua. Reperi kanadez sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull, ”Falling Back”, por gjithë vëmendjen e mori klipi.

Reperi, i cili publikoi albumin surprizë “Honestly, Nevemind”, martohet me 23 vajza në klip.

Në klip, shfaqet dhe Tristan Thompson, i cili shihet në fillim të këngës duke thënë: “A je gati?” Ndërsa reperi thotë: “Jam mirë vëlla. Është një kohë e mirë për mua. Unë jam gati, jam i dashuruar”. Pjesa tjetër e videos dokumenton martesën e Drake me vajzat me fustana të bardhë.

Ai i jep secilës nuse nga një unazë. Në klip shfaqet dhe e ëma e tij, Sandi Graham, e cila dëgjohet duke thënë: “Mendoj se ai me të vërtetë po i merr seriozisht këto”.