Rektori i UNT-së Zeqiri priti në takim kreun e BFI-së, Shaqir ef. Fetahu

Autoritetet ruse sot kanë akuzuar forcat ukrainase se kanë qëlluar platformat detare të naftës në afërsi të Krimesë, duke thënë se tre persona janë lënduar, ndërsa në vijim janë operacionet e shpëtimi.

“Këtë mëngjes armiku ka sulmuar platformën “Çernomorneftegas”. Jam në kontakt me kolegët tonë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSB (shërbimi special), po përpiqemi të shpejtomë njerëz”, u deklarua Sergej Aksinov përmes “Telegramit”, guvernator i emëruar nga Moska pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Ai tha se pesë nga 12-të personat ishin shpëtuar dhe tre u plagosën, ndërsa hetimet për të tjerët vazhdoi me pjesëmarrjen e anijeve patrulluese dhe mjeteve ajrore.

Ai nuk specifikoi se cilat instalime u prekën, por “Çernomorneftegas” shfrytëzoi disa fusha gazi dhe nafte në Detin e Zi dhe Detin Azov pranë Krimesë.

Ky është sulmi i parë i raportuar në infrastrukturën energjetike në det të Krimesë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në fund të shkurtit.