Policia gjyqësore kërkon paga më të larta për 15 për qind

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski sot pati takim me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të policisë gjyqësore në të cilin është informuar për kërkesat e tyre për rritjen e pagave për 15 për qind.

Është dakorduar që më së voni deri të dielën të krijohet komunikim me Ministrinë e Financave rreth sigurimit të mjeteve financave, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Ministria, siç shtohet, do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e saj për përmirësimin e situatës materiale të punëtorëve në policinë gjyqësore