PEZULLIMI I PA DREJTË NGA PUNA I INTERNISTIT DR. GAZMEND BALA


Nga Mr.sci.Dr.Mazllom Smajli

Të dashur miq, meqë nuk i takoj asnjë partie politike Ju bëjë me me dije se shkrimi im në vijim, në lidhje me suspendimin dy mujor të Dr.Gazmend Bales nuk është i karakterit politik, por i atij atij human dhe njerëzor.
Sipas mendimit tim, për çfarë edhe jam i bindur, Dr.Gazmend Bala Bala është dashur të shpërblehet për punën e tij të deritashme, ngase kontributi i tij ishte shumë i madh në periudhën e viteve 1990-1999. Përkundër kësaj, një koleg i tij, nuk e dimë se si, arriti ta marr një shpërblim të cilin nuk e ka merituar, ndërsa ata që e merituan u harruan tërësisht.
Dua të them se kur mora vesh për këto vendime, nuk i besova syve dhe veshëve të mi dhe thash: O njerëz, a janë këto gjëra të mundura?!
Një person si Dr.Gazmend Bala është i rralle. Gjimnazist i dalluar, student i shkëlqyeshëm, mjek i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha një qytetar zotni i një familjeje fisnike dhe patriotike, nuk e ka merituar që të suspendohet nga vendi i punës.
Krejt ata që e njohin kanë mendime shumë të mira dhe pozitive për Dr.Gazmend Balen. Për kontributin e tij ka njohuri edhe një anëtar i komisionit disciplinor, i cili është në dijeni se çfarë bëri ai me disa shokë në kohëra më të vështira.
Dua të Ju njoftoj se asokohe Dr.Gazmend Bala ishte anëtar i Këshillit Koordinues të Mjekësisë së Përgjithshme që përbëhej prej pesë mjekëve. Theksoj se aty ishin personat që e ndërtuan sistemin paralel shëndetësor, si: Mr.sci.Dr.Mazllom Smajli (më vonë i kidnapuar dhe i dërguar në Serbi), Dr.Xhevat Gashi (i ekzekutuar nga paramilitarët serbë), Dr.Gazmend Bala, Dr.Skënder Dreshaj dhe Dr.Reshat Emra.
Ky subjekt i cekur ishte themeli dhe strumbullari i të gjitha aksioneve si dhe i krijimit të sistemit të mrekullueshëm shëndetësor paralel që do të duhej të mbahej në mend përjetësisht.
Ky subjekt ku bënte pjesë edhe Dr.Gazmend Bala sfidoi pushtuesin në atë kohë në të gjitha fushat. Pra, udhëhoqi Sindikatën e Mjekësisë së Përgjithshme, Sekretariatin Komunal për Shëndetësi, Qendrën Mjekësore “Dr.Rifat Frashëri” (që kishte 16 ordinanca) dhe Shoqatën e Mjekëve.
S’duhet harruar se ky subjekt në atë periudhë tē vështirë kohore i punësoi të gjithë mjekët e Pejës që diplomuan në Republikën e Kosovës në atë kohë. Po ashtu i dërgoi mbi 250 mjekë nga Kosova për specializime jashtë vendit. U kujdes për arsimtarët dhe nxënësit me ordinanca shkollore, organizoi vizita të shumta sistematike nëpër shkolla, u perkujdes për të zhvendosurit, mbështeti luftën e UÇK-së me logjistikë, personel mjekësorë, ordinanca dhe spitale ushtarake.
Vlen për të theksuar se Dr.Gazmend Bala ishte ndër mjeket e rrallë, që kur filloi regrutimi i tha PO pjesëmarrjes në luftë.
Duhet cekur po ashtu se nga lufta dolem me disa veteran, me një të ekzekutuar dhe dy të kidnapuar nga paramilitarët serbë.
Këto aktivitete të cekura të organizuara nga subjekti i përmendur, para gjatë dhe pas lufte, në të cilën bënte pjesë edhe Dr.Gazmend Bala, më bëjnë të shpresoj për mirëkuptim nga Kryetari i Pejës, që të reflektojë pozitivish për ta kthyer Dr.Gazmend Balen në punë, aty ku ishte edhe më parë, ngase arsyetimi për suspendimin e tij se nuk ka dashur ta mbaj kujdestarinë sipas orarit te ri është i pa bazë dhe nuk çon peshë si shkak për pezullim nga puna.