Kandidati për kryetar i degës së BDI-së Tetovë, Faton Ahmeti pas votimit në një prononcim për portalin TS, u shpreh se procesi zgjedhor ka ecur në mënyrë të përkyer. Sipas tij kjo është hera e parë që votohet në këtë mënyrë një anëtarë një votë, që do të votohet për organet e partisë, nga kryetari, e deri të këshillat vendor dhe kryesinë e degës. Ai u shpreh se BDI pas këtij votimi do të del edhe më e fuqishme edhe më e organizuar.
I pyetur se pse duhet të votohet Faton Ahmeti për kryetar dege të Tetovës ai u shpreh se ka prezentuar platformë të mirë dhe garanton një pozicion të mirë për degën për të qenë më të fortë në të ardhmen.
Ai gjithashtu u shpreh se një anëtarë një votë është forma më demoktratike e zgjedhjes dhe qllëimi kryesor i këtij qëllimi është hapja e partisë për të kontriobuar pasi nëpërmjet këtij princimi sigurohet qasja deri te partia.
Nëse e fiton garën ai u shpreh se së bashku me kundërkandidatin do të bashkëpunojnë për të mirën e partisë dhe nëse humbën do ti jep mbështetje.
Ndryshe sot procesi i votimit ka filluar në orën 10.00 dhe do të prëfundojë në orën 18.00 ku në orën 18.30 lideri i BDI-së do të shpalos edhe rezultatin final dhe do të tregojë emrat e kryetarëve të rinj të degëve të BDI-së./TS/