Nis votimi në BDI-në e Tetovës. Votohet mes Faton Ahmetit dhe Muhamet Ametit

Sot në dhjetë degë të BDI po zhvillohen zgjedhjet brendapartiake për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e degëve. Zgjedhjet po zhvilohen edhe në degën e Tetovës, ku votohet mes dy kandidatëve, Faton Ahmetit dhe Muhamet Ametit

“Ju uroj shumë sukses të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë sepse që nga nesër jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar”, ishte urimi i liderit Ali Ahmeti.

Kandidatët për kryetar dege në Tetovë do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në prani të mediave.

Në vendvotime do të ketërfletëvotime. Me të kaltër: Fletëvotimi për kryetar dege, me të gjelbër: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së degës, me të kuqe: Fletëvotimi për kryetar të Këshillit Vendor, dhe me të verdhë: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së Këshillit Vendor, përcjell TS.

Në listën për anëtar të kryesisë së degës do të duhet të votohen së paku 10 kandidatë, ndërsa çdo anëtar mund të përzgjedh deri 20 kandidatë. Pra fletvotimi do të jetë i vlefshëm vetëm nëse rrethohen 10 deri 20 kandidatë për kryesi të degës”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor Lokal i BDI – Tetovë.

Votimi hapet në ora: 10:00 dhe përfundon në ora: 18:00.

Në ora 18.30, lideri i BDI-së ALi Ahmeti do të tregojë rezultatin dhe kryetarët e rinj të degëve. /TS/