Në ora 18:10 votohet mosbesimi ndaj Qeverisë së Petkovit

Kuvendi i Bullgarisë pas orës 18 ka caktuar votëbesimin ndaj Qeverisë. Mocioni i mosbesimit u paraqit nga partia GERB e Bojko Borisovit për shkak të krizës ekonomike.

Kjo pasoi pasi Sllavi Trifonov, me partinë “Ka popull të tillë”, u largua nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga Petkovi dhe humbi shumicën në Parlament. Shumica e re e partive opozitare, ndërkaq, e ka shkarkuar edhe kryetarin e Kuvendit, Nikolla Minçev, i cili vjen nga partia e Petkovit.

Partisë së tij “Vazhdojmë me ndryshimet” aktualisht i mungojnë gjashtë deputetë nga 121 deputetë që të dështojë vota e mosbesimit. Koalicioni qeverisës njoftoi se do të bëjë gjithçka për të parandaluar zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare në vend.