Në pritje të Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, sot u zhvillua takim i jashtëzakonshëm për Ballkanin e Hapur mes kryeministrit të Shqipëris Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, njoftoi në faqen e tij zyrtare në Facebook kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Biseduam për pozicionet kombëtare të secilit prej vendeve, perspektivat rajonale si dhe dinamikën e procesit të integrimit evropian. Ramë dakord që pas konsultimeve të brendshme shtesë, nesër do të marrim vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel”, ka shkruar Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se është biseduar edhe për shumë tema tjera si panairi i ardhshëm i ushqimit, verës dhe turizmit që do të mbahen në Beograd, si dhe disa tema të tjera që dolën nga Samiti i fundit i Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.