-ads3-

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ushqimesh mund dhe nuk duhet të merrni me vete në punë? Disa ushqime janë një “jo” për arsye praktike, të tjera për aromën e pakëndshme që lënë. Këto janë disa ushqime që nuk duhet t’i merrni në zyrë.

Peshku

Pavarësisht se sa i shijshëm dhe i shëndetshëm është një peshq i skuqur, mos prisni që kolegët tuaj të zyrës të tolerojnë erën e fortë të peshkut. Gjithashtu, era e keqe mund të mbetet në rrobat tuaja pasi të keni mbaruar së ngrëni.
Lakra

A ju ka rastisur që të gatuani lakër? Nëse po, nuk nevojitet shpjegim. Edhe pse është një produkt i shëndetshëm dhe i shijshëm, nuk ia vlen ta merrni në zyrë.

Turshitë

Lakra turshi, kastravecat dhe domatet janë të pasura me probiotikë. Megjithatë, çdo gjë që fermenton prodhon një erë që do ta bëjë personin në zyrën tjetër t’ju urrejë.

Vezët

Vezët e ziera janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Por aroma qëndron për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të vaktit.Hani vezë për mëngjes në shtëpi dhe merrni diçka tjetër në punë që nuk lë erë.

Ushqim i shpejtë

Burgerët ose picat tuaja të preferuara shijojnë shumë kur i hani, por aroma që lënë pas është një histori krejt tjetër. Edhe paketat e ushqimit të shpejtë do të marrin erë të keqe në zyrë për ditë të tëra.

Djathërat

Shumica e djathrave me cilësi të lartë dhe të shijshme kanë erë të veçantë. Mbajeni këtë përbërës për shtëpinë.

Ushqime me erëza të forta

Edhe njerëzve që pëlqejnë shijen e ushqimit pikant, nuk u pëlqen veçanërisht ta nuhasin atë gjatë gjithë ditës në zyrë. Përveç kësaj, kjo aromë mund të shkaktojë një sulm astme ose një reaksion alergjik.