Me rastin e publikimit të propozimit francez për çbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, Këshilli i Ambasadorëve konsideron se anëtarsimi i vendit në BE nuk ka alternativë tjetër dhe ka jo vetëm rëndësi strategjike për vendin tonë por është edhe çështje e sigurisë për tërë regjionin.
Në këtë drejtim Këshilli u shpreh mirënjohje përpjekjeve që Presidenti Makron dhe Kancelari Shollc si dhe liderëve të tjerë dhe diplomatëve të BE dhe SHBA të cilët e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE,
Pasi nuk disponojmë me tekstin integral të propozimit francez i cili e ka shqetësuar opinionin publik dhe prodhuar reagime të shumta negative të cilat e forcojnë euroskepticizmin dhe nacionalizmin në vend, Këshilli i Ambasadorëve konsideron se së pari duhet ta kemi tekstin në tërësi, i njejti me kujdes të analizohet dhe pastaj të merren qëndrime të cilat bazën do ta kenë në interesat afatgjata shtetërore dhe të qytetyrëve të saj.
Këshilli i Ambasadorëve shpreson se korniza negocuese do të jetë një dokument multilateral i cili do të shërbejë si udhërrëfyes i cili do t’ju shërbejë shteteve kandidate për integrim në BE.
Këshilli shpreson se vendet anëtare të BE do të aprovojnë një kornizë të atillë e cila do ta pasqyrojë karakterin multilateral tl dokumentit përderisa Bullgaria do të jetë në nivel të një shteti mik e cila dëshiron dhe synon shteti fqinj Maqedonia e Verriut të bëhet anëtare me drejta të plota në BE.
Këshilli konsideron se Komisioni evropian duhet ta drejtoj mekanizmin për implementimin e Kornizës negocuese dhe jo Sofja. Në këtë mënyrë do të zvoglohet mundësia e blkodavate të shpeshta gjatë procesit të integrimit nga të cilat më së shumti dëm patën qytetarët e Maqedonisë.
Këshilli i Ambasadorëve shpreson dhe pret BE të ketë ndjejnë të konsiderueshme të vlerësimit të realitetit politik në Maqedoninë e Veriut që të mos e kushtëzojë fillimin e bisedimeve me ndryshimet kushtetuese por që një procedurë e këtillë ta planifikojë atëherë kur këtë do ta mundësojnë kushtet politike dhe shoqërore.
Këshilli i Ambasadorëve edhe njëherë thekson se mënyra e tashme e sjelljes së vendimeve me konsensus të përgjithshëm e bllokon Bashkimin Evropian dhe se sugestia e Kancelarit Olaf Sholc se “BE duhet t’i modernizojë strukturat vendim marrëse dhe proceset” e konsideron si një udhërrëfyes të vërtetë drejt reformimit të BE-së.
Këshilli fton Qeverinë ta ruaj dinjitetin e qytetarëve tanë dhe ti respektoj linjat e kuqe në rruajtjen e identitetit dhe integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, më 21.06.2022 Këshilli Ekzekutiv i KA
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rama për zgjedhjet në Kosovë: Nuk kam preferencë, i respektoj të gjithë
- Rasti “Frosina”! Familja e viktimës kërkon drejtësi – nuk ndalen protestat!
- VLEN: BDI e zhytur në afera korruptive, nuk mund ta informojë drejtë faktorin ndërkombëtar
- Bedri Hamza: E diela është dita jonë
- Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë
- Joe DioGuardi: Është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt
- Lëvizja BESA mban kuvendin e degës në komunën e Sarajit
- Lëvizja Demokratike themelon strukturat në komunën Shuto Orizare
- Blindohet Tirana, mbi 1200 policë në terren, rreshtohet kordoni para Kryeministrisë
- Ministri i Mbrojtjes, Misajlovski: 92 automjete të blinduara po mbërrijnë këtë vit, helikopterët e parë Leonard në 2026