Heshtje që “vret”, ASH-ja dhe Besa i thonë “amin” edhe ofendimeve të Mickoskit mbi shqiptarët!

Elementet pro-ruse të cila u panë në protestën e VMRO-së po edhe ofendimet dhe tentimet e Mickoskit për ta paraqitur kryeministrin Rama si analfabet, kinse i njëjti nuk merr vesh në Histori e Gjeografi si duket kanë marrë “aminin” e opozitës shqiptare ASH-Besa të cilët vazhdojnë ti mbyllin sy e veshë e të mos reagojnë ndaj këtyre ofendimeve që kreu i opozitës maqedonase i bëri kryeministrit e në tërësi shqiptarëve.

Shtrohet pyetja, a thua vallë ASH-ja dhe BESA pajtohen me konstatimet e Mickoskit mbi shqiptarët dhe Edi Ramën?!

Përpos kësaj, opozita shqiptare që koordinon punën e sajë në Kuvend me VMRO-në pajtohet edhe me destabilizimin që dëshiron të bëjnë forcat pro-ruse në RMV, e të cilët u reshtuan pas VMRO-së në këtë protestë. Por, edhe për këtë gjë opozita shqiptare mbylli sy, gojë e veshë, për të mos folur, parë dhe dëgjuar asgjë.