Gazetari pyet Ramën për rrëzimin e Kurtit nga pushteti, ai ka një përgjigje interesante

Gazetari pyet Ramën për rrëzimin e Kurtit nga pushteti, ai ka një përgjigje interesante

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pyetur për thashethemet që po qarkullojnë se planifikohet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, shkruan Gazeta Metro.

Madje për këtë u pyet edhe në konferencën për media, ku po flet bashkë me Kurtin.

Gazetari këmbënguli të parashtronte këtë pyetje, por që u ndërpre nga Rama derisa ai i tha se ka të drejtën të parashtrojë një pyetje të tillë.

“Ju po punoni për ta shkarkuar zotëri Kurtin” i tha gazetari, teksa Rama iu kthye me “dëgjo nuk do ta mbarosh ti për pa e kryer unë këtë – është drejt e imja “unë nuk ta mohojë, pa merak”, iu drejtua Rama gazetarit.

Ai tha se Kurti mund të rrëzohet nga pushteti vetëm nëse organizon protesta.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë Albin, për sa kohë Albini nuk del në protestë ska kush e rrëzon – kështu që nuk ka lidhje kjo”. tha Rama.

Ndërsa për këto lloj pyetjesh, ai tha se ngjajnë me ”Prishtina Coffee News” që nga ”llafet e kafeve” vinë në konferencë, dhe i parashtrohen atij.

”Më falni sepse mendova që do vinin pyetje konceptuale, nuk e dija që pyetjet do jenë të natyrës së parë, kërkoj ndjesë, pyetjet ishin Prishtina Coffee News, gjithë ato që fliten në kafe”, shtoi Rama./gazetametro.neet