Federata Evropiane e Hendbollit do të ndalojë pjesëmarrjen e Vardarit në elitën e hendbollit në sezonin e ardhshëm. Sipas “Balkan Hendboll”, drejtuesit e hendbollit evropian kanë marë këtë vendim dhe pritet që të zyrtarizohet gjatë javë së ardhshme. Arsye për një lëvizje të tillë shihet të pjesa financiare.

Edhe vitin e kaluar , skuadra e Vardarit kishte vështirësi financiare, pas së cilës reagoi Mihajlo Mihajllovski, duke garantuar pjesën financiare, pas së cilës “kuqezinjët”, morrën pjesë në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet se a do të realizohet ky vendim, sipas “Planet Hendball”, ndërsa dilema e parë është se kush do të garojë në vend të Vardarit, pasi që Maqedonia ka të garantuar një vend në Ligën e Kampionëve.