Dy partitë pro ruse Levica dhe ajo e Baçevit përkrahin protestën e VMRO-së

Një llogari në Twitter e njohur në rrjetet sociale si aktiviste dhe mbështetëse e partisë Levica zbulon publikisht se nuk do të respektojë vendimin e kryesisë së partisë që nuk e mbështeti portestën antiqeveritare.

Protesta e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe sonte do të jetë para qeverisë në orën 20:00. “Kam hyrë në Levica sepse jam zhgënjyer me tradhtitë që po ndodhin në Maqedoni. Por kësaj radhe nuk pajtohem me vendimin e Apasiev i cili nuk e ka përkrahur publikisht protestën dhe për këtë sonte do të dal për Maqedoninë”, shkruan deputeti i Levicës që mbetet në partinë e udhëhequr nga Dimitar Apasiev.