“Distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të shkurtohet për 72km”, detaje nga ura mes dy vendeve

Me urën e re e cila do të ndërtohet, distanca mes Velipojës në Shqipëri dhe Ulqinit do të shkurtohet në 1 km, nga 73 km sa është tani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë se ura do t’i lidhë 34 km plazh me rërë, derisa ndërtimi i saj do të përfundojë në gusht të vitit 2024.

Sipas tij, gjatësia e urës do të jetë 310 metër, ndërkaq gjerësia do të jetë 17m.