Borisllavova: Bullgaria mbështetë të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit bullgar sot do të shqyrtojë propozimin e presidencës franceze me BE-në për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, pas së cilës Qeveria bullgare do të njoftohet me hollësitë për vërejtur nëse dokumenti i propozuar i mbron interesat bullgare, deklaroi për MIA-n, shefja e kabinetit të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, Lena Borisllavova.

Në një deklaratë të shkurtër, Borisllavova theksoi se Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Duke komentuar paralajmërimin e ish-kryeministrit bullgar dhe liderit të partisë “Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë” (GERB), Bojko Borisov, se 59 deputetët e partisë së tij do të mbështesin “propozimin francez” në seancën plenare parlamentare, Borisllavova deklaroi se GERB mund të e mbështeti propozimin në “sallën plenare të Parlamentit të Bullgarisë”.