BDI zgjedhje në 10 degë, Ahmeti: Ju dëshiroj sukses të gjithë kandidatëve

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër ka zgjedhje brendapartiake. Kryetari Ahmeti ka uruar të gjithë kandidatët duke ju dëshiruar sukses dhe BDI të jetë më e fortë.

Dy dekadat e ardhshme të Bashkimit Demokratik për Integrim nisin me zbatimin e demokracisë së drejtëpëdrejtë pjesëmarrëse me vendimmarje nga të gjithë anëtarët tanë.

Nesër me mijëra anëtarë votojnë në 10 degë tona për të zgjedhur anëtarët dhe drejtuesit e këshillave vendor si dhe anëtarët dhe drejtuesit e këtyre degëve.

Ju uroj shumë sukses të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garë sepse që nga nesër jemi edhe më të fortë, edhe më të bashkuar.

Bsshkë përgjithmonë