ASH- Saraj së shpejti i vëndohet dryni, ja kush jep dorëheqje

Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyëllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur drynin e shuarjes së ASH-së në këtë komunë. Mbrëmë pas zgjedhjeve të kryetaërve të degëve në disa komuna si dhe në Saraj kanë shpërthyer paknaqësitë e mëdha ku kanë nisur të japin dorëheqje nga ASH-ja. Orhan Osmani është një aktivist i flaktë, por ai ka vendosur që ti jep fund lidhjes së tij me ASH-në e Selës.

“Të nderuar miq, dashamirë, aktivistë dhe simpatizantë të Aleanca për Shqiptarët dega Saraj.
Në Aleancë ka gjithçka por jo ideal.
Në aleancë ka parregullsi dhe jo demokraci.
Në aleancë ka imponim por jo meritë.
Në aleancë ke gjithçka por sinqeritet jo
Tash e tutje pezulloj aktivitetin tim brendapartiak si kuvendar” ka shkruar Orhan Osmani

Ndryshe edhe dega e ASH-së – Tetovë shkon drejtë shuarjes pasi është braktisur nga të gjithë figurat e njohura ku është zgjedhur një kryetar anonim për opinionin. /TS/