Romelu Lukaku do të rikthehet sërish te Interi, pas vetëm një sezoni të kaluar te Chelsea.

Një marrëveshje thuhet se tashmë është arritur, pasi palët ishin në bisedime dhe në fazën përfundimtare.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Chelsea ka pranuar që ta huazojë Lukakun te Interi.

Tarifa e këtij huazimi është 10 milionë euro, teksa në marrëveshje do të përfshihen edhe bonuset që varen nga paraqitjet e sulmuesit belg pastaj.
Përveç me Romelu Lukakun, “Nerazzurrët” synojnë që vijën e sulmit ta përforcojnë edhe me Paulo Dybalan, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Juventusin.

Edhe me argjentinasin thuhet se një marrëveshje është afër, por ende nuk ka diçka zyrtare.