Angela lënë nam më të dashurin në fotot e fundit

Bukuroshja dhe modelja shqiptare ka postuar një set të fotografive në Porto Cervos në Sassari të Italisë me burrin e saj Dragos Savulescun

Angela Martini mund ta shkaktojë përsëri probleme për burrin e saj Dragos Savulescun pasi që ka postuar një set të fotografive nga pushimet e saj në Porto Cervos të Italisë.

Kujtojmë së vitin e kaluar Dragos ishte arrestuar nga Interpoli në Mykonos të Greqisë, momentin kur Angela kishte postuar disa fotografi nga pushimet atje në Instagram.

Të njëjtën gjë ajo e ka bërë edhe sonte ku ka postuar disa video dhe dy foto më të dashurin e saj. Në njërën prej tyre është edhe foshnja e vogël të cilën Dragos dhe Angela e kanë lindur përmes një nënë surrogate.
“Duke i bërë kujtimet”, ka shkruar Angela në këtë fotografi, teksa çifti shihen të përqafuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.