Analisti Blerim Hyseni në mbrojte të TS-së, “Çdo kush ka të drjetë të dijë si harxhohen paratë publike”

Pas publikimit të lajmitBilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës?”,  funksionarët e lëvizjes BESA kanë nisur të kërcojnë me padi  portalin TetovaSot  dhe gazetarin Nevrij Ademi. 

Në lajmin e publikuar në portalin TetovaSot askund nuk thuhet se funksionarët e Lëvizjes BESA marrin paga në komunën e Tetovës, por është bërë pyetje drejtuar Agjencionit Xhobi 2011 dhe komunës së Tetovës nëse janë të kotraktuar dhe punojnë në komunë, por  komuna ka vendosur të mos përgjigjet bashkë me Agjencionin Xhobi2011.

“Në lidhje me pagasat që bëhen nga komuna e Tetovës në Agjencionin për Punësim Xhobi 2011, me datë 09.05.2022 keni leshuar 1 milion e 295 mije denar dhe me date 07.06 .2022 keni leshuar 2 milion e 080 mije denarë, jemi të interesuar të dijmë se cilët janë personat që kanë lidhur kontratë me këtë agjencion e që punojnë në komunën e Tetovës. A kanë të lidhur kontratë pune mes Agjencionit Xhobi 2011 dhe punojnë në komunë të Tetovës Adnan Azizi, Fatmir Limani, Abdush Demiri, Arijanit Hoxha, Sedat Sulejmani, Arafat Xhabani , Valon Bela dhe Faruk Abdiu? është dërguar me datë 20.06.2022 në komunën e Tetovës dhe në Agjencionin Xhobi2011 nga Shkupi.

Në lidhje me lajmin e publikuar kanë nisur edhe kërcënimet me padi ndaj TetovaSot dhe gazetarit Nevrij Ademi.

Arijanit Hoxha, Sedat Sulejmani dhe Valon Bela janë të parët që kanë kërcënuar me Padi pasi sipas tyre ata nuk marrin paga në komunën e Tetovës edhe pse portali TetovaSot nuk ka shkruar se ata marrin, por ka bërë pyetje a marin.

Në lidhje me kërcënimet me Padi ndaj portalit TetovaSot, Analisti Blerim Hysini thotë se çdo person fizik apo juridik ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për qasje në informata me karakter publik dhe për këto  gjëra s’ka aspak nevojë për kërrcnime të llojit “padi për shpifje”

Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për qasje në informata me karakter publik. Informacion i tillë është edhe sa kontrata ka Kryetari i një X komune dhe sa është vlera e tyre. Nëse nuk merr përgjigje brenda 20 ditësh, është e thjeshtë, ke drejtë ankese. Për këto gjëra s’ka aspak nevojë për kërrcnime të llojit “padi për shpifje”! Vec procedurë asgje e komplikuar” ka shkruar Hyseni./TS/