Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në paraqitjen e tij të fundit nga Kosova, respektivisht nga emisioni “Pressing” që transmetohet në T7 tha se
Në këtë paraqitje Ahmeti tha se sot është krenarë që Kosova është e lirë dhe është liruar nga “çizmet” e huaja.
“Më pret shteti i Kosovës, jam i lumtur që janë çliruar nga çizmet e huaja. Më shqetëson zhagitja dhe mos arritja e marrëveshjes finale dhe ngecja e mos avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Më bregosin ngecjet dhe mos fillimi i negociatave me BE-në dhe NATO”, tha Ahmeti
Shtoi se integrimi në BE dhe NATO do të rriste sigurinë në Ballkan. Foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Duhet angazhim dhe punë. Lidershipi i tashëm e i kaluar duan të mirën e Kosovës. Duan njohje ndërkombëtare dhe reciproke me palën Serbe. Edhe tani edhe në të kaluarën, nuk është çështje e lehtë të arrishë epilogun përfundimtarë. Mes Kosovës dhe Serbisë ka jo vetëm dallime, Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë… Mirëpo, a ka zgjidhje tjetër? Nëse mendojmë të hakmerremi cili do ishte çmimi dhe fitorja. Jam i vetëdijshëm që familje të tëra kanë përjetuar tragjedi. Për krerët e Kosovës nuk është e lehtë të dialogojnë. A është çmimi më i lartë për një hakmarrje, apo të inkurajojmë dhe punojmë për pajtim, dialogim dhe njohje reciproke?” pyeti Ahmeti.