Ai thotë në emisionin Pressing në T7 se ajo që dëgjon apo e lexon ndonjëherë në mediat kosovare për Shqipërinë e shqetëson jashtë mase.
Ai ka një këshillë për Kosovën.
“Nuk e di, por po e shoh një rritje të ndjenjës anti-Shqipëri në Kosovë. Po i shoh këto që po i thonë disa në emisione e edhe po i shkruajnë. Mua më dhëmbin këto. Çështjet brenda shtëpisë, mbeten brenda shtëpisë dhe fliten aty. Nëna nuk zëvendësohet me asgjë. Dhe këto gjëra, nga e pakta, bëhen të mëdha tani. Kur i kthehesh nënës me fjalë të rënda e hidhëron. Por nëna përsëri të do”, tha ai.