Ahmeti: Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje (VIDEO)

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prononcim para mediave tha se zgjedhjet eventuale në këtë moment nuk janë zgjidhje.

Ai tha se për momentin para RMV-së janë disa sfida.

“Europa është në luftë dhe në situatë kur I tërë rajoni është në krizë e luftë me aneksimin padrejtësisht që I është bërë Ukrainës, atyre po u shkelet e drejta dhe po u vritet shpresa. Në këto situata na duhet mobilizim se si ti menaxhojmë krizat dhe si tu krijojmë mundësi qytetarëve në drejtim të menaxhimit të krizës dhe përballje sa më të lehtë që e ka përfshi botën”, tha Ahmeti.