-ads3-

Chelsea ka arkëtuar tri pikë të reja në Premier Ligë pasi e ka mposhtur skuadrën e Leeds United me rezultat 3-0.

Skuadra e Thomas Tuchel krijoi epërsi të hershme duke shënuar golin e parë pas vetëm katër minutave lojë derisa realizues ishte Mason Mount.

Në minutë 24’ gjerat për Leeds u vështirësuan edhe më shumë pasi nga loja me karton të kuq u përjashtuar James pas një ndërhyrje të ashpër në kroatin Mateo Kovacic.

Në pjesën e dytë Chelsea realizoi edhe dy gola përmes Pulisic dhe Romelu Lukakut në minutat 55’ dhe 83’.

Kjo fitore i jep komoditet skuadrës londineze që tani është e treta dhe ka katër pikë më shumë se Arsenali në vendin e katërt kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit anglez.