Gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura u prit nga Bordi drejtues i Shoqatës Atdhetare Dibra. Gjatë këtij takimi të organizuar në ambientet e shoqatës Dibra në Nju jork, Zv. drejtori Nura me kryetarin dhe antarët e Bordit drejtues të SHAD-it, Dashnor Miftari, Nderim Marku, Besar Dika, Bekim Paçuku dhe Muharem Mesik, u prezantoi disa ide dhe nisma që duhet të bëhen nga mërgimtarët tanë bashkërisht me ne, si urë lidhëse në mes shoqatave të mërgimtarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut. Në veçanti, po theksoj regjistrimin e fëmijëve që janë lindur në mërgatë, që nënkupton marrjen e nënshtetësisë të RMV-së, parashtrimi i këkesës për të siguruar mësimdhënës të kualifikuar nga Maqedonia e Veriut, si shoqata juaj e organizuar mirë do të mundohemi që së bashku me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nga Shkupi për festat kombetare të festojme së bashku si në vend dhe mërgatë. Bordi drejtues i SHAD e falenderuan për punën dhe kontributin që e jep zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura, në sferën e ruajtjes së lidhjes së mërgimtarëve me vendlindjen, si dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diasporë. Ndërsa zëvendësdrejtori Nura u dhuroi për fëmijët e Shoqatës Atdhetare Dibra librin e Bazës së gramatikës së gjuhës shqipe të botuar në veçanti për fëmijët e mërgimtarëve dhe disa plisa kombëtar nga Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë