VMRO-DPMNE: Regjistrimi nuk është i plotë, ESHS duhet të ndërhyjë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se regjistrimi nuk është i plotë dhe me shumë parregullsi.

“Ky regjistrim që e zbatoi LSDM dhe BDI nuk tregon popullatën reale në shtet. Rreth 132 mijë maqedonas nuk janë regjistruar dhe kjo është 7.2% e popullsisë rezidente. ESHS posedon të dhëna për këto qytetarë, por nuk i ka përfshirë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ESHS ka bërë kaos në pjesën e përkatësisë fetare.

“Parregullsitë e këtij regjistrimi dolën në pah vetëm një ditë pas kumtimit të rezultateve zyrtare”, thonë nga VMRO-DPMNE.