Spasovski: Vazhdon lufta e përbashkët kundër migrimit të paligjshëm

Vazhdon lufta e përbashkët kundër migrimit të paligjshëm dhe nevojiten vendime të unifikuara ligjore dhe procedura të harmonizuara me qëllim që të mundësohet lëvizja më e lehtë për ata të cilët kanë vendosur ose ishin të detyruar në migrim, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun diplomatik tradicional “Miqtë e MARRI” në organizim të MARRI Qendrës rajonale.

Ministri Spasovski informoi se në dy muajt e parë të vitit 2022 ka trend të uljes për 27 për qind të tentimeve për kalime të paligjshme në vend,

“Janë ndaluar 1.439 tentime, prej tyre në shkurt – 764, ndërsa në janar – 675 tentime. Madje 77 për qind e tentimeve janë penguar në kufirin me Greqinë ose 1.119 tentime, 280 në kufirin me Serbinë, 28 në kufirin me Shqipërinë, 10 në kufirin me Kosovën dhe 2 në kufirin me Bullgarinë. Lidhur me vendet e prejardhjes së migrantëve të penguar, dominojnë Pakistani me 351 migrantë, Siria me 236 dhe India me 211 migrantë”, deklaroi Spasovski. Shtoi se trend të rritjes për katër herë shënohet në numrin e rasteve të zbuluara të emigrantëve të trafikuar ose janë zbuluar 16 raste të trafikimit të 150 emigrantëve.

Ministri Spasovski shprehu falënderim deri tek Zyra e GIZ nga Shkupi për mbështetjen e tyre. Potencoi se Zyra e GIZ është aktor kryesor edhe në zbatimin e projektit rajonal për Parandalimin dhe luftën kundër trafikimit me njerëz, PaKT projekti i njohur, në kuadër të së cilit jepet mbështetje shërbimeve kompetente për parandalim dhe trafikim me njerëz dhe vendoset theks në mbrojtjen e viktimave dhe viktimave potenciale.

Më 5 prill të vitit 2004 në Herceg Novi u mbaj MARRI Forumi i parë rajonal dhe u miratua Deklarata në pajtim me të cilin MARRI pjesëmarrësit u dakorduan në mënyrë të pavarur të udhëheqin me Iniciativën dhe të vendosin për aktivitetet të cilat duhet të zbatohen në nivel rajonal. Vitin e njëjtë është formuar edhe Qendra rajonale me zyrë të përhershme në Shkup.