Pse kanë aq pak peshë shqiptarët në shtetin e Maqedonisë


Shkruan: Blerim Latifi

30 përqind e popullatës në Maqedoni janë shqiptarë. Kështu thotë regjistrimi i fundit. Janë kaq shumë dhe kanë aq pak peshë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
A thua pse?

Zbehja e identitetit kombëtar përballë atij fetar, shkombëtarizimi masiv mental është shkaku që peshën e tyre demografike e bën irelevante.

Një etni mund të fuqizohet politikisht vetëm përmes një ndërgjegje të fortë kombëtare.
Po nuk e pat këtë, pesha demografike e saj e humbet vlerën reale. Në këtë drejtim strategjitë antishqiptare të elitave maqedonase ia kanë dalë të kenë sukses tepër të madh.

Për të mos thënë të plotë.
Pa nacionalizëm popujt janë të destinuar të bëhen lodra në duart e të tjerëve.