Pas mesnate ulen çmimet e derivateve të naftës

Nga sonte në mesnatë ulen cmimet e derivateve të naftës – ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Cmimi I benzinës ulet për 2.5 denarë për litër, kurse I dizelit për 1.5 denarë për litër. Cmimi me pakicë I benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 81 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83 për litër, derisa dizeli do të jetë 82 denarë. Një litër naftë për amvisëri do të jetë 78.5 dhe ulet për 1 denarë.

Cmimi me pakicë I mazutit ulet për 1.97 denarë dhe do të jetë 54.154 denarë për kilogram.

KRRE-ja ka njoftuar se cmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht ulen për 2.50% krahasuar me ndryshimet e fundit të cmimeve.

Komisioni edhe një herë rikujton se bëhet fjalë për cmime maksimale, kurse tregtarët kanë mundësi që derivatet t`I shesin edhe me cmime më të ulëta.